Muslimanët në Japoni ndjekin frymën e Ramazanit në xhaminë e Tokios (fotot)

19/04/2023 17:14

Qytetarë japonezë shijonin mbrëmë frymën e muajit të shenjtë musliman të Ramazanit teksa merrnin pjesë në iftarin e thyerjes së agjërimit në xhaminë e kryeqytetit Tokio.

Rrjeti shtetëror turk Anadolu shkruan se si muslimanët në Tokio dhe jo-muslimanët japonezë ishin mbledhur në pritjen me ushqim në xhaminë e Tokios, e cila është një filial i drejtorisë turke të çështjeve fetare në vend.

Duke folur për aktivitetet e kryera gjatë muajit të Ramazanit, imami xhamisë së Tokios, Rifat tha për rrjetin Anadolu se iftaret mbahen në sallën e qendrës kulturore turke Dianet, brenda kampusit të xhamisë.

Iftari është vakti mbrëmjes që muslimanët hanë në mbyllje të agjërimit në perëndim të ditës, gjatë Ramazanit.

Për të bashkuar muslimanët e kombësive, ngjyrave e kulturave të tjera,  në frymën e Ramazanit, Cinar tha se numri i pjesëmarrësve ishte rritur këtë vit pas zbutjes së masave kufizuese të qeverisë japoneze.

“Presim zakonisht 15-16,000 të ftuar, nga të cilët 5-6,000 janë japonezë, gjatë iftareve tonë në xhaminë e Tokios”, tha ai.

Xhamia ka qenë dhe një pikë qendrore për mbledhjen e ndihmave, siç ishin ato për tërmetin shkatërrimtar të shkurtit në Turqi.

Imami thotë se përfaqësues të të gjitha besimeve si budiste, kristianë apo shintoizëm, kanë vizituar xhaminë për të sjellë ndihma për tërmetin.

Ai shton se Ramazani ne Japoni ndiqet gjithashtu në xhaminë e Tsushima Hagia Sophia që është ndërtuar në Nagoia, 350 kilometra në jugperëndim të Tokios.

FOTO GALERI
2/3
Rifat tha për rrjetin Anadolu se iftaret mbahen në sallën e qendrës kulturore turke Dianet, brenda kampusit të xhamisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA