
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë çifti i politikës shqiptare që shpesh kanë përcaktuar balancat dhe agjendat politike në Shqipërinë pluraliste.
Shpesh, ndikimi i fortë i këtij binomi politiko-familjar është parë me dyshim për qëndrime apo aksione të caktuara lidhur me qëllime që fshehin interesa të ngushta.
Në puntatën e kësaj të mërkure programi Inside Story do të sjellë një hulumtim të plotë për rrugëtimin e dyshes Meta-Kryemadhi në tre dekada.
Nga vitet e para në Partinë Socialiste, miqësitë, armiqësitë e egra, aleancat okulte, prapaskenat dhe interesat e errëta.
Transaksionet me oligarkët rusë dhe fatura të reja që zbulojnë shpenzime në vlerë qindra mijëra euro të padeklaruara.
Një profil i paautorizuar për Metën dhe Kryemadhin.
Top Channel