
22/02 16:36
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më të komentuara nga Big Brother Vip.
Të ftuar ishin Olsi Abazi, Albana Bejko, Eduart Deda, Diola Dosti dhe Gazmend Ujkashi.
Ky i fundit është i deklaruar si fans i Luizit prej kohësh dhe sot, ndërsa po komentonte mbi intuitën e tij në BBV bëri një deklaratë që habiti studion.
“Ndoshta kjo do t’iu duket si konspiracion, por Luizin e kanë marrë në studim jashtë se është bërë viral. Është një dyshim se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori. Unë s’ e them kot”, tha ai, ndërsa kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio
Top Channel