Arrestohet burri që grabiti të njëjtin dyqan 11 herë në tre muaj në Chicago (fotot)

19/04/2023 16:53

Policia e Chicago, në Illinois, SHBA tha sot se ka arrestuar një burrë që akuzohet se ka grabitur të njëjtin dyqan 11 herë nga fillimi vitit.

Zyrtarët thanë në njoftimin për shtyp se 36 vjeçari Donte Elbert, nga Chicago, u arrestua teksa tentonte të kalonte pikën e fundit të shitjes pa paguar për artikujt.

Zëdhënsi i policisë tha për rrjetin Fox News tha se ishin ankesat e personelit te dyqanit për Elbert që çuan në ndjekjen e tij, pasi besohet se kishte grabitur të njëjtin dyqan 11 herë gjatë këtij viti.

Marketi në rrugën N. Clark Street nuk ishte i vetmi i shënjestruar nga Elbert teksa të tjera ankesa kanë ardhur për të nga dyqane të ndryshme te zonës së N. Broadway.

Ai përballet me nëntë akuza vjedhje mallrash në vlerë më pak se $300, dhe tre akuza për vjedhje mallrash në vlerë më shumë se $300, si dhe një shkelje hyrje të paautorizuar në pronë private.

Policia tha se do të vazhdojë hetimet.

FOTO GALERI
2/3
Ankesat e personelit te dyqanit për Elbert që çuan në ndjekjen e tij, pasi besohet se kishte grabitur të njëjtin dyqan 11 herë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA