Piktori pa penela/ Ekspozita e piktorit Amarildo Ruci “Prapa kanavacës”

18/04/2023 20:01

Amarildo Ruci, artisti që më së shumti është njohur për pikturën e tij pa penela, dhe që vitin e shkuar e kurorëzoi punën e tij me një ekspozitë ne Carrousel du Louvre, sapo ka sjellë krijimet e tij të fundit në Galerinë e Tiranës.

“Prapa kanavacës’ quhet ekspozita e tij e fundit , e cila ka një mënyrë tërësisht të re të pikurimit, ku ne telajo insertohet dhe pjesa e mbrapa kanavacës.

Artisti vazhdon të ruajë shenjën e tij krijuese vetëm në zhanrin e surealizmit dhe nëpërmjet imagjinatës së tij të zhvilluar.

I njohur për paletën e pasur koloristike dhe paraqitjen e qenies njerëzoe fizikisht dhe shpirtërisht, edhe kjo ekspozitë i qëndron besnike këtij koncepti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA