“Nuk e toleroj nëse s’më respekton”/ Debat i ashpër mes Efit dhe Luizit: Je personi i fundit që mund të më ofendojë

18/04/2023 22:20

Nga një marrëdhënie e ngushtë miqësore, raportet e Luizit dhe Efit, pas hyrjes së dytë të kësaj të fundit në shtëpi, ndryshuan me “360 gradë”, të cilët duket se u kthyen në kundërshtarë loje.

Efi nga njëra anë i tha Luizit që nëse i kalon limitet do i heqë vizën dhe se nuk e llogarit kush është në momentin që ai tregon mungesë respekti ndaj saj.

Luizi iu drejtua Efit duke i thënë se është personi i fundit që mund ta ofendojë dhe se ka arritur në konkluzionin që ajo do vetëm të viktimizohet.

Luiz: Duke marrë parasysh marrëdhënien me Efin dhe videon që pashë, pasi u rikthye, kam parë në sy Efin dhe Kiarën. Kjo është një lojë që do mbarojë. Kjo vajzë (Kiara) do jetë në shtëpi me mua, nëse më gënjen mua këtu nuk do jetë më me mua jashtë. Sa hapi gojën e kuptova që është në rregulll Kiara dhe jo Efi. Mënyra se si po silllej Efi me mua ishte shumë e dashur, kërkoi të dalë, nuk doja të isha unë ai që do ta bëntë të dilja. E kam dashur Efin këtu brenda. E kam ndaluar të ikë, i kam thënë rri. Unë e vëzhgova me syrin tim dhe më bëri përshtypja dalja  e saj e preferuar, ku ka banorë të tjerë që duhet të jenë të preferuar. Erdhi Efi me dy javë dhe doli e preferuar. Nga kjo arrita në konkluzionin që ka bërë një lloj viktimizimi që publiku e do këtë gjë. Mua si Luiz nuk më bën keq, por dua Kiarën finaliste.

Kiara: I thashë Luizit që Efi nuk ka asgjë me ty, për sa i përket finalës do shkojë ajo që e meriton. Nuk dua ta hedh Efin poshtë për një lojë.

Efi: I kam thënë Luizit nëse kalon limitet do të heqë vizën. Nëse ky njeri arrin mua të më ulë, unë nuk e llogarisë se kush është, këtë kam thënë dhe në video. Por, për aq kohë sa  e kam respektuar dhe prapë do e respektoj unë  e mirëkupoj lojën tënde. Nëse nuk respekton miqësinë me mua, nuk tolerojë.

Luiz: Je personi i fundit që mund ta ofendojë.

Qetsori:  Nuk e kuptoj si do faktorizojë Kiarën, kur me këtë që po bën po faktorizon Efin. E do Kiarën në finale?

Luizi: Të dua dhe ty në finale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA