Vepra letrare “Medea” erdhi për publikun Lezhjan si një shfaqje teatrale nga disa të rinj nga Laçi, shfaqje e cila vjen për herë të parë në Lezhë.
Nën regjinë e Valdimir Dodës, kjo shfaqje vjen me një mesazh të fortë jo vetëm për gratë dhe vajzat, por dhe si një projekt edukativ për të rinjtë, duke i larguar sado pak nga përditshmëria dhe aktivitetet e paligjshme.
“E kemi menduar si projekt edukativ dhe pedagogjik në rradhë të parë, pavarësisht rezultatit se si mund të dalë në skenë. Mesazhi ka të bëjë me shumë tematika që prek për sa i përket aktualitetit tonë shqiptar, që tek drejtësia që nuk funksionin, gjendja e gruas në Shqipëri.. të drejtat”, tha Doda.
“Ne jemi përpjekur të sjellim aktivitete që i mbajnë të rinj larg disa aktivitete që nuk janë të mira për ata dhe mesa duket ia kemi dalë përmes teatrit, pasi numri i tyre gjithmonë rritet dhe interesi i tyre gjithmonë rritet, kështu që le të bëjmë teatër dhe lëmë pas dore disa aktivitete që nuk jemi shumë të lumtur”, tha bashkëpunëtorja Emarilda Leti.
Aktoret e rinj, thanë se me këtë shfaqje donin të përçonin tek publiku forcën dhe besimin tek vetja.
Mes lotësh dhe emocionesh spektatoret tregojnë se njerëzit duhet çdo ditë e më shumë ta ushqejnë veten me dashuri, për të larguar kështu të keqen nga vetja.
Top Channel