BE kundër Trump për naftën ruse, Kallas: Po financon luftën e Moskës. Të hënën, sanksione të reja ndaj Rusisë
10/10 22:57
Presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi trupat ukrainase në Avdiivka, në lindje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas dëgjoi raporte nga komandantët ushtarakë për situatën në fushën e betejës dhe u shpërndau çmime ushtarëve.
“Kam nderin të jem këtu sot, t’ju falënderoj për shërbimin tuaj, për mbrojtjen e tokës tonë, Ukrainës, familjeve tona”, u shpreh Zelensky.
Avdiivka ka mbetur një zonë kyçe e fushëbetejës midis forcave të mbështetura nga Rusia dhe luftëtarëve ukrainas që nga viti 2015. Kur Rusia nisi zyrtarisht luftën në Ukrainë, Avdiivka ishte një nga objektivat kryesore.
Top Channel