Në Primen e së martës u diskutua sërish përplasja midis Efit dhe Luizit, i cili nuk ka gjetur ende një rrugë bashkëbisedimi.
Pas transmetimit të klipit, ku u shfaqën disa nga diskutimet e dyshes, opinionistët komentuan sërish.
Opinionisti Arbër Hajdari deklaroi se Efi ka mbrojtur një njeri që e quajti mashtrues.
“Unë mendoj që Luizi ka pasur indicie Kiarën për Efin. Sot nga Efi mësova që ajo vetë ka thënë që Luizi është kokrra e mashtruesit. Ajo ka mbrojtur një njeri që sot e quajti mashtrues, më erdhi mirë që sot e pranoi vetë. Kur Efi pa që situatat kanë ndryshuar tani brenda shtëpisë, ka filluar të ndërtojë lojën e saj. A do ketë fuqi ajo që t’i dalë përballë Luizit apo banorëve të tjerë, ngelet për tu parë”, u shpreh ai.
Me fjalët e veta ajo sot pranoi që tjetër mendim ka pasur për Luizin dhe tjetër ka.
“E prisja të ndodhte kjo. Mendoj që Efi duhet të bëjë lojën e saj. Më vjen keq për Kiarën, se nuk ka ditur të mbrojë veten”, shtoi më tej opinionistja.
Top Channel