Në emisionin Top Story në Top Channel është prezantuar sondazhi i dytë realizuar nga Angi Recherche fokusuar në bashkinë e Elbasanit. 

Në këtë bashki janë pyetur zgjedhësit për të krijuar një ide të qartë në lidhje me perceptimin e tyre mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë. Pyetja e parë që ju është drejtuar zgjedhësve është se si jetohet në Shqipëri. 43.8 përqind thonë se jetohet mirë ose shumë mirë, ndërsa 56,2 përqind thonë se jetohet keq ose shumë keq.

Çështjet ekonomike janë shqetësimet më të mëdha për qytetarët e Elbasanit,  gati gjysma e tyre thonë se problem kryesor është kriza ekonomike dhe inflacioni, e më pas mungesa e punës dhe emigracioni.

Të pyetur se si po ecën Shqipëria, ndarja mes atyre që e shikojnë situatën pozitive dhe negative është pothuajse njësoj. Në Elbasan, si arritje të kryeministrit Rama vlerësohet puna me rrugët dhe infrastrukturën kryesisht por edhe politikën e jashtme dhe veçanërisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Më pak të vlerësuarat janë rritja e parave, e pensioneve furnizimi me ujë dhe arsimi dhe shkollat e reja.  Ndërkohë që shumica dërmuese 68,7 përqind mendojnë se situata ekonomike në vitet e ardhshme në Shqipëri do të mbetet e njëjtë.  Edhe në Elbasan politikani më I vlerësuar është kryeministri Rama i cili merr mbështetje nga 52,9 përqind e zgjedhësve  pothuajse njësoj me të është kryebashkiaku aktual dhe në vend të tretë është rivali i tij Luciano Boçi.

 Duke ju rikthyer pyetjeve për situatën e vendit gjatë kohës që ka qeverisur Rama, shumica dërmuese mendojnë se ajo nuk ka ndryshuar. Por ndërkohë shumica prej 52 përqind kanë besim tek kryeministri Rama. Duke u rikthyer tek pyetjet për bashkinë e Elbasanit shumica prej 44,8 përqind thonë se punët po ecin në drejtimin e duhur dhe se  37,6 përqind thonë se cilësia e jetës në Elbasan në katër vitet e fundit është përmirësuar.

Në Elbasan problem kryesor I banorëve mbetet papunësia, por edhe mungesat që lidhen me cilësinë e jetës (P12.1 Elbasan) Papunësia sipas zgjedhësve është detyra kryesore që duhet të realizojë bashkia e Elbasanit e më pas janë infrastruktura, rrugët. Ndërkohë që në këtë qytet ndryshe nga Tirana ka një shqetësim në rritje për kriminalitetin dhe sigurinë. Kryebashkiaku aktual I cili garon sërish më shumë vlerësohet për punën me për pastërtinë e qytetit, dekorimin.

Ndërsa 52,7 përqind e zgjedhësve shprehen të kënaqur me punën e kryebashkiakut aktual. Në Elbasan Gledjan Llatja ka kundërshtar Luciano Boci, deputetin që la mandatin për këtë garë elektorale. Ai rezulton se njihet nga shumica e elbasanllinjve por ndërkohë vetëm 33,7 përqind e zgjedhësve kane besim tek ai.

Pyetjes kryesore se cilin do të votonin nëse zgjedhjet janë nesër, 49,6 përqind përgjigjen për socialistin Gledian Llatja dhe vetëm 40,3 përqind për kandidatin e foltores Luçiano Boci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA