Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës
Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të martë në Vlorë, ku një qen i racës pitbull kafshoi një të mitur, ka ngritur shqetësime mbi fatin e kafshëve.
Vajza ndodhet në kujdesin e mjekëve, mirëpo nuk dihet fati i kafshës. Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Vlorës bashkinë e qytetit bregdetar dhe zyrën e veterinarisë për keqtrajtimin e kafshëve dhe mungesën e planit për menaxhimin e situatës.
Shqetësimi për vrasjen e kafshëve është ngritur edhe nga animalistët, për mënyrë si trajtohen rastet te ne, duke paralelizuar me situatat në Itali.
Nga ana e tyre, banorët e Vlorës shprehen të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. Ata kërkojnë zgjidhje nga bashkia, në një kohë kur qyteti është i mbushur me qen rrugësh.
Përfaqësuesit e shoqatave dhe banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se siguria publike duhet të jetë prioritet.
Top Channel