Oktapodi pothuajse mbyt zhytësin nën 40 metra thellësi, i mbështjell qafën me tentakulat e tij

17/04/2023 14:31

Pamjet tregojnë momentin kur një oktapod gati mbyti një zhytës profesionist në 40 metra thellësi.

Zhytësit Michael Marcotte dhe Stuart Seldon, të cilët janë të njohur me ujërat kanadeze dhe atë që jeton më poshtë, e dinin se në çfarë po futeshin, kur u zhytën nën ujë për një vështrim më të afërt të jetës detare.

Të dy shkuan nën ujë me misionin për të gjetur një oktapod në ujërat e Kolumbisë Britanike, kur hasën oktapodin e madh me ngjyrë portokalli, që ata iu referuan si Larry, oktapodi gjigant i Paqësorit (GPO).

Zhytësit sollën me vete pajisjet e tyre të kamerës të papërshkueshme nga uji dhe filmuan momentin kur gjetën krijesën me tetë këmbë.

Pamjet treguan oktapodin duke notuar pranë Seldonit i cili filloi direkt të bënte foto. Oktapodi u hodh mbi kamerën e tij dhe tentakulat e tij u vendosën rreth qafës, gjymtyrëve dhe gjoksit të Seldonit.

Pamjet kapën vetëm momentet e fundit të oktapodit rreth Seldonit, i cili arriti t’i shpëtonte këtij sulmi të papritur.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA