Luizi dhe Efi vijojnë të kenë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, ndërsa në “Prime” e së shtunës ata u shpallën dy nga banorët më të preferuar nga publiku, në një televotim që zgjati vetëm pak minuta.

Luzi u shpreh se strategjia e konkurrentes ishte të kthente kundër të gjithë shtëpinë, në mënyrë që të fitonte pëlqyeshmërinë e publikut.

“Efi po bën viktimën, vetëm që ajo të ketë vëmendjen e publikut”, tha ai, teksa diskutonin në oborr, ndërsa Qetsori e kundërshtoi.

Qetsori deklaroi që Efi është vajzë e guximshme dhe se të tillë e ka karakterin dhe sipas tij, nuk po viktimizohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA