Leonardo DiCaprio mori pjesë në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley 2023 gjatë fundjavës dhe ndezi thashethemet për lidhje pas festës me modelen Irina Shayk.

48-vjeçari, njihet për faktin se shkon gjithmonë te Coachella dhe i pëlqen shumë modelet. Megjithatë, bukuroshja 37-vjeçare nuk është tipi i saktë i aktorit.

Ai u nda me modelen dhe aktoren Camila Morrone gjatë verës pas katër vitesh së bashku. Ajo sapo kishte mbushur 25 vjeç kur u ndanë. Ndërkohë, Shayk për herë të fundit u lidh në mënyrë romantike me Bradley Cooper, me të cilin ka një fëmijë. Ata u ndanë në vitin 2019.

DiCaprio dhe Shayk po bisedonin në festivalin muzikor së bashku me shoqen e tij të gjatë, modelen Stella Maxwell. Aktori fitues i Oscar-it dhe Shayk qëndruan në festë deri të dielën herët në Karnavalin Neon të Levi and Tequila Don Julio. Ndërsa DiCaprio u pa shumë afër Shayk, duke i folur në vesh, ata nuk bënë asgjë tjetër përveç bisedës dhe festës në grup.

DiCaprio madje hoqi maskën e fytyrës, të cilën e mban kudo, për momente në një moment kur fliste me Shayk. Përfaqësuesit e asnjërës palë nuk kanë komentuar statusin e marrëdhënies së çiftit. Së fundmi gjithashtu u aludua se prezantuesja e njohur Maya Jama është në një romancë me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Por siç të gjithë tanimë e dimë aktori ka një kufi moshe me gratë me të cilat krijon lidhje. Provat dëshmojnë se ai i braktis të gjitha të dashurat e tij pikërisht në kohën kur mbushin 25-vjeçe. Së fundmi, Maya ka reaguar ndaj këtyre supozimeve duke shprehur se:

“Kam qenë duke u kujdesur për biznesin tim me pushime dhe thashë se nuk do t’i përgjigjem apo t’i kushtoja më vëmendje asnjë prej historive pa kuptim, por ju duhet të ndaloni tani. Ne nuk po takohemi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA