Jennifer Lawrence flet për stresin që përjetoi pas lindjes së fëmijës së dytë: Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur
Tre ndërtues të njohur tashmë si “kauboi” që kishin zhvatur më shumë se 45,000 paundë nga punime abuzime në shtëpi të ndryshme në Gloucestershire e Bristol në perëndim të Britanisë, janë burgosur nga autoritetet.
Në video të publikuara nga punëtorët abuzues ata shiheshin duke u tallur me punimet dhe me pronarët e moshuar të shtëpive.
Në gjyqin e tyre u luajt dhe një video ku ata mburreshin me zhvatjen e një prej viktimave për të cilin thonin se është shumë plak.
Në pamjet e celularëve të tyre shiheshin 18 vjecari Matty Rossiter, 25 vjeçari James Rossiter, e 21 vjeçari Dean Smith, teksa thonin: ”Njerëz si këta gjejmë përditë, u trokasim në derë për të ofruar punimet tona”.
Ata filmonin gjithashtu veten duke punuar në çati dhe duke kërkuar “shumë të mëdha parash” për shërbimet e tyre, nga pronari 82 vjeçar John Bray.
Treshja i kishte kërkuar atij 8,000 paundë për të zëvendësuar disa tjegulla të çatisë.
Zyrtarët thanë se me aktivitetin e tyre abuzim ata kishin përfituar më shumë se 45,000 paundë duke punuar në 18 shtëpi në zonën Gloucestershire e Bristol nga tetori 2020 deri në mars 2021.
Në një foto 82 vjeçari John Bray qëndron pranë një prej ndërtuesve “kauboi” që kishte zhvatur, teksa djali i tij Steve denonconte për mediat BBC se grupi ishin persona të përçmuar që kishin abuzuar me të moshuarit, duke shtuar se vdekja e nënës së tij kishte ndodhur pjesërisht prej mashtrimit të ndërtuesve dhe zhvatjes së parave.
“Ata bënë një video duke qeshur e duke u tallur, duke ofenduar babanë tim, si dhe duke dëmtuar shtëpinë,” tha Steve.
“Prindërit e mi më pas ndjeheshin të turpëruar e të poshtëruar nga trajtimi, dhe nëna ime e mori këtë turp në varr”.
Në shumë raste grupi trokisnin në dyert e shtëpive të të moshuarve duke u thënë se ‘çatia kishte nevojë për riparime’, dhe më pas kërkonin shumë herë më lart se çmimi i punës se kryer.
Matty e James Rossiter, pranuan mashtrimin me anë të prezantimeve të rreme dhe praktika abuzive biznesi.
Matty Rossiter u burgos për dy vjet e gjysmë dhe me moshën e tij 16 vjeçare ishte nga të dënuarit më të rinj për standarde tregtare në Britani.
James Rossiter u burgos për tre vjet e gjysmë, kurse Dean Smith, u burgos për tre vjet pasi pranoi akuzën e praktikave të gënjeshtërta të biznesit.
Gjykatësi Jason Taylor e quante treshen “ndërtues mashtrues në masë industriale’ që talleshin me viktimat e tyre.
Ai tha: “Në një periudhë të gjatë ju shënjestruat të moshuarit prej dobësisë së tyre dhe nuk hezitonit të përfitonit prej tyre. Arroganca juaj është e veçantë. Ju e dinit se shtëpitë që shënjestronit kishin të moshuar”.
Top Channel