Ermonela Jaho ndodhet në Shqipëri për të filluar akademinë teatrale në TKOB.

Që prej datës 15 prill ajo ka nisur leksionet me të rinjtë e pasionuar pas muzikës klasike. Dhe sigurisht që rrëfimin e saj e nisi nga eksperienca personale dhe dëshira për të parë botën qysh 30 vite më parë.

Ajo nuk la pa thënë troç indiferentizmin që ka ndjerë tek të interesuarit e drejtpërdrejtë në këtë akademi.

Ermonela Jaho ngriti gjithashtu shqetësimin që zërat tanë të mirë nuk gjejnë mbështetjen e duhur në skenën tonë, duke preferuar që shpesh të marrim solistë të huaj, më shumë se sa të stërvisim zërat tanë.

Për 5 ditë talentet e rinj operistikë nën mbikëqyrjen dhe leksionet e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho, do të mësojnë jo vetëm interpretim vokal, por se si të depërtojnë emocionalisht tek spektatori. JahO u shpreh shumë optimiste për të ardhmen e kësaj akademie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA