Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Një diamant brenda diamantit është zbuluar sipas një kompanie në Surat të Indisë, një nga më të rrallët në historinë e këtyre gurëve.
V D Global e quajti gurin 0.329 karatësh “Zemra që rreh” dhe tha se ai përbëhet nga një diamant më i madh që mban brenda tij një diamant më të vogël i cili lëviz lirisht.
Guri në fakt është zbuluar tetorin e kaluar nga prodhuesi i diamanteve që operon nga Surati në Mumbai.
Ai tani, i është bashkuar një grupi të vogël diamantësh natyralë të ngjashëm, si për shembull diamanti Matrioshka i zbuluar në Siberi.
Autenticiteti i gurit u konfirmua përmes analizave, duke përdorur mikroskopë optikë.
“Unë nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme me ‘Zemrën që rreh’ gjatë 30 viteve të mia në sektorin e diamanteve”, tha Samanta Sibley, nga grupi De Beers.
Në 2019, një tjetër diamant brenda diamantit u zbulua në Siberi. Guri 800 milionë vjeçar thuhej se është i paçmueshëm dhe i vetmi i këtij lloji në botë. I ashtuquajturi diamanti Matrioshka, i ngjason kukullave tradicionale ruse që futen brenda njëra-tjetrës.
Top Channel