Gramoz Caka nga fshati Lekaj i Lushnjës dikur ka qenë emigrant në Greqi, ku punonte në fabrikën e përgatitjes se ushqimit për shpendët.
Eksperiencën e tij po e përdor tani në vendlindje ku administron një pulari në fshatin e tij.
Pas kthimit nga Greqia, biznesin e ngriti në tokën e tij mes kodrave. Fillimi i këtij biznesi ka qenë i vështirë por hap pas hapi arriti t’i kalojë pengesat, duke arritur sukses me investimin. Fillimisht, e nisi me 2500 zogj e vit pas viti duke i shtuar, ka arritur të ndërtojë dy godina ku rrit 8 mijë shpendë.
Gramozi thotë se është një punë sa e bukur, aq dhe e vështirë, pasi çdo ditë do të jesh në kontakt me zogjtë, t’i kontrollosh, t’i ushqesh, të kujdesesh kur sëmuren. Së bashku me bashkëshorten, ai nis punën çdo ditë në orën 7 të mëngjesit dhe kujdeset për shpendët deri sa të perëndojë dielli. Synimi i tij në këtë biznes është rritja e kapaciteteve, duke parë qe dhe tregu ka kërkesa të larta.
Top Channel