Keisi Medini, ish-konkurrente e Big Brother Vip, e ftuar në “Fun Club”, foli për marrëdhënien e saj me Kristin, po ashtu banor i shtëpisë.

Dyshja krijuan një lidhje që nuk zgjati shumë brenda shtëpisë, lidhje kjo e shoqëruar nga shumë diskutime dhe dinamika me futjen e babait të saj si konkurrent dhe të Lorencit që mendohet se trazoi ujërat.

Për fillim e njohjes së tyre Keisi e quajti si afeksion, ndërsa sipas saj Kristi nuk u mërzit kur ajo i kërkoi ta mbyllin njohjen e tyre.

E pyetur nga Arditi, opinionist i Fun Club, nëse raporti i saj ndaj Kristit ishte strategji apo kishte merakun e Sabianit ose hyrjes së Lorencit, ish-banorja i mohoi të treja pretendimet.

“Asnjëra nga këto, hyrja e babait ndikoi për mirë se e mora miratimin, nëse do ishte për lojë mund ta vazhdoja, po meqenëse nuk kishim të njëjtin afeksion sa në fillim, nuk vazhdoi”, shpjegoi ajo.

“Ai ka dashur të thotë vetëm nuk e di çfarë do ndodhë, nuk ka dhënë sqarim që më bënte çudi, ama nuk ka folur keq për mua dhe e vlerësoj këtë gjë”, tha Keisi.

“Nuk kam qenë asnjë moment kundra, e kam mbështetur gjithmonë”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA