Lufta në Ukrainë/ Vriten dy adoleshentë, raketat goditën banesat e tyre (Foto)

16/04/2023 21:51

Një 17-vjeçar dhe 18-vjeçare janë vrarë në një sulm me raketa në një qytet në jug të Ukrainës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa vendi po përgatitej për të festuar Pashkët Ortodokse, Snihurivka në Mykolaiv u përball me një breshëri sulmesh.

Zyra e prokuroret së përgjithshme ukrainase deklaroi se predhat ruse goditën ndërtesat e banimit dhe rreth 10 raketa u qëlluan kundër civilëve.

Shërbimet e urgjencës po vazhdojnë të punojnë në vendin e sulmit dhe teknikë eksplozivësh nga Departamenti i Policisë Kombëtare janë dërguar.

Snihurivka u pushtua nga forcat ruse gjatë luftës, por u rimor nga trupat ukrainase në nëntor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel