Furrtari i Pogradecit/ Si trashëgohet tradita e bukëpjekjes nga brezi në brez

16/04/2023 12:46

Altin Pojanaku është një prej bukëpjekësve të Pogradecit që ruan traditën e familjes. 

Gati një shekull më parë, gjyshi dhe xhaxhai i tij hapën furrën e parë në Pogradec, por asnjë prej pasardhësve të tyre nuk e vazhdoi traditën derisa Altini vendosi të ushtrojë të njëjtin zanat si gjyshi. Për të mësuar, ai u drejtua te nxënësit e gjyshit të tij derisa 30 vite më parë hapi furrën dhe iu rikthye traditës.

Aroma e bukëve me qiqër dhe kulaçit ndihen sapo hyn në furrën e tij ndërsa Altini tregon se këto janë vetëm dy nga recetat tradicionale që i ruan ende. Ai është i fundit i familjes Pojanaku që ruan këtë zanat dhe shpreson tua trashëgojë edhe fëmijëve

Bukëpjekësi i është përshtatur kërkesave të tregut dhe ofron shumë produkte të ndryshme të brumit por mes tyre nuk mungojnë ato më të vjetrat që dikur amvisat i gatuanin në shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA