Qendrat alternative për zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës do të vendosen nëpër rrugët kryesore të qyteteve.
Qendrat e zakonshme që janë kryesisht shkolla e që do të hapen për të pritur votuesit më 23 prill janë shkolla të vendosura në zonat e banuara me shqiptarë.
Në Leposaviç është shkolla “Kadri Bistrica”, në fshatin Bistricë të Shalës, në Zubin Potok shkolla “Osman Rama” në fshatin Caber, në fshatrat shqiptare Lipë e Zhazhë të Zveçanit po ashtu do të shërbejnë shkollat si qendra të votimit si dhe në Kodrën e Minatorëve dhe rrugën “7 Shtatori”, lagje këto të banuara me shqiptarë do të hapen shkollat si qendra të zakonshme.
Ndërkohë 13 qendrat e improvizuara nëpër të cilat do të votojnë qytetarët janë kryesisht nëpër rrugë. Kontejnerët do të vendosen në Hyrje të qytetit të Mitrovicës në rrugën që të çon për Jarinje, përgjatë kësaj rruge do të vendosen edhe dy qendra të votimit një në hyrje të fshatit Jarinje dhe një pastaj në dalje të fshatit Soqanicë dhe në Koshtovë afër bashkësisë lokale.
Për qytetarët e Zubin Potokut një qendër votimit do vendoset në Rrugën Mitrovicë Bërnjak në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, një në dalje të qytetit dhe një në udhëkryqin në Jasenovik.
Në Zveçan do të jenë tri qendra alternative, një afër rrugës nacionale në hyrje të fshatit Zhazhë, një në fshatin Banjskë dhe një afër Zveçan Zerovnic. E në Mitrovicë të Veriut një qendër vendoset pranë stacionit të autobusëve, përballë tre rrokaqiejve dhe në Lagjen e Boshnjakëve.
Top Channel