Urim Hyseni do të qëndrojë një muaj në paraburgim.
Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Pejës ditën e sotme, pasi në vendim thuhet se masa është marrë duke pasur parasysh se Hyseni ka leje qëndrim në Gjermani dhe mund të arratiset.
Gjithashtu në rastin e tij pritet të dëshmojnë dëshmitarë okular që janë familjarë të të pandehurit dhe ekziston rreziku që po të gjendet në liri do mund të përsërisë veprën ose edhe të ndikojë tek dëshmitarët.
“Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Urim Hysenin për vrasjen e nënës së tij. Në arsyetimin e vendimit thuhet se masa është marrë duke pasur parasysh se Hyseni ka leje qëndrim në Gjermani dhe mund të arratiset si dhe duke pasur parasysh që në rastin e tij pritet të dëshmojnë dëshmitarë okular që janë familjarë të të pandehurit ekziston rreziku që po të gjendet në liri do mund të përsërisë veprën ose edhe të ndikojë tek dëshmitarët.”
Top Channel