Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç takohet sot në Beograd me udhëheqësin e enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Republikës Serbe, Millorad Dodik.

Paraprakisht megjithatë, është mësuar se një nga temat kryesore të bisedës së dy liderëve serbë, do të jetë Kosova. Vetë Dodik e paralajmëroi një gjë të tillë përmes një mesazhi në Twitter”.“Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të diskutoj në Beograd për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë dhe Metohi”.

Sigurisht që do të analizojmë edhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në Republikën Serbe”, është shprehur ai. Një nga arsyet përse kryeministri Albin Kurti e ka parë më skepticizëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe në very të Kosovës, është pikërisht eksperienca e hidhur e Bosnje Hercegovinës. Ai shprehej disa muaj më parë se nuk do ta lejonte formimin e një bashkësie të tillë sepse nuk donte që Serbia të “kopjonte modelin” e Republikës Serbe.

Plani europian sipas tij megjithatë, e shmang një skenar të tillë dhe një Republikë Srpska të dytë. Një takimin e Rashkës një ditë më parë me përfaqësues të komuniteteve serbe në Kosovë, Vuçiç e përshkroi krijimin e Asociacionit si parakusht për kthimin e serbëve në institucione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA