Me 8 vota pro dhe një absenim, KQZ miraton qendrat e votimit për zgjedhjet në Veriun e Kosovës

14/04/2023 14:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka zhvilluar sot mbledhjen radhës, në të cilën është bërë shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në 4 komunat e Veriut, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas KQZ-së, nga 44 prej qendrave të zakonshme të votimit në katër komunat veriore, janë caktuar vetëm 19, nga të cilat 6 do të jenë në shkolla dhe 13 alternative/ të improvizuara si p.sh: kontenierë. Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se ku do jenë lokacionet e qendrave alternative.

Propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar 8 vota dhe një abstenim.

Në një koment referuar vendimit, përfaqësuesi i PDK-së, Arianit Elshani ka deklaruar se: “Nga vlerësimi i organeve të sigurisë dhe kontakti me shkollat konstatohet se nga 44 qendra të votimit, 8 prej tyre kanë konfirmuar se mund t’i hapin ato. Sidoqoftë për shkak të rrethanave vetëm 6 qendra të votimit mund të hapen dhe 13 të tjera do të jenë alternative. Pra gjithësej janë vetem 19 qendra të votimit në katër komunat veriore.”

“Nuk po shoh asnjë dokument që tregon për krijimin e qendrave alternative. Kisha dashtë sqarime shtesë që të na tregoni, ne bazë të organeve të sigurisë se si ka ardhur deri te përfundimi të kemi qendra alternative, gjithësej 13 sosh? Na tregoni pse nuk mund të hapen 44 qendra dhe ku do të jenë lokacionet e atyre alternative?”- u shpreh Ilir Gashi.

“Komisioni i Zgjedhjeve ka qenë në kontakt me organet e sigurisë dhe me kontaktet me drejtorat e shkollave, duke i pas parasysh këto kemi rekomandimin nga komisionet komunale zgjedhore këto janë lokacionet më të përshtatshme, ku do të kenë mundësi të votojnë qytetarët”– tha Burim Ahmetaj.

Sakaq, Arianit Elshani thekson se: “Sa i përket qëndeave alternative do të sigurohen nga institucionet e tjera. KQZ ka pasë një fushatë mediale për këtë por, duhet të vazhdohet puna për qendrat e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA