Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë të Kosovës ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

I dyshuari mendohet të ketë vrarë nënë e tij, të cilës i ka prerë kokën dhe ka pirë gjakun e saj.

Policia është lajmëruar për rastin dhe menjëherë është paraqitur në vendngjarje ku ka gjetur autorin duke pirë gjakun e të ëmës.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës bëhet me dije që trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA