Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita
Programi kryhet për të rinjtë nën 24 vjeç që shfaqin simptoma ekstreme të izolimit shoqëror.
Korea e Jugut do t’u ofrojë të rinjve që izolohen nga shoqëria një pension mujor prej 650,000 von ($490) me qëllim t’i inkurajojë të dalin nga shtëpia, si pjesë e një mase të re të ministrisë së Gjinisë, Barazisë e Familjes.
Masa shoqërohet gjithashtu me oferta arsimi, pune dhe mbështetjeje shëndetësore.
Fenomeni i njohur në vend si “hikikomori”, që në gjuhën japoneze do të thotë, “të tërhiqesh prapa”, është bërë shqetësues mes të rinjve që refuzojne pjesëmarrjen në shoqërinë civile siç ne e njohim, dhe refuzojnë të dalin nga shtëpia për të shkuar në shkollë, universitet ose në punë.
Njoftimi i kësaj jave që po zgjerohet me masa të tjera, është pensioni mujor për kostot e jetesës të individëve dhe përfshin kosto për shkëmbime kulturore mes adoleshentëve.
Rreth 350,000 persona të moshave 19 deri në 39 vjeç në Korenë e Jugut konsiderohen si të izoluar.
Autoritetet thonë se ata vijnë kryesisht nga prej ardhje e varfër dhe 40% kanë nisur të jetojnë kështu prej adoleshencës.
Zyrtarët thonë se ata përdorim izolimin si një mburojë ndaj problemeve të tyre familjare, si depresioni, dhuna apo problemet financiare.
Korea e Jugut ka gjithashtu një masë të lartë papunësie mes të rinjve që arrin në 7.2%, si dhe po përpiqet të rrisë numrin e lindjeve në rënie, me më pak se një fëmijë për çdo grua.
Top Channel