Bashkëshortja e lojtarit të PSG-së, Achraf Hakim, ka kërkuar në gjykatë të divorcohet nga futbollisti i njohur, pas akuzave ndaj tij për përdhunimin e një 23-vjeçareje.

Hiba Abouk në momentin që ka shkuar për të ngritur padinë kundër bashkëshortit të saj, ka konstatuar që Hakim ia ka kaluar të gjithë pasurinë nënës së tij.

“Kur mbërrita në gjykatë, u befasova kur zbulova se ajo që kisha frikë nuk ishte e vërtetë, zbulova se makina, shtëpitë, miliona pasuri ishin të gjitha të shkruara në emrat e nënës së tij dhe paga e tij. 1 milion euro merr çdo muaj nga PSG, 80% e të cilave ia jep nënës së tij”, tha ajo.

Sipas gazetës spanjolle El Pais në formularin që po plotësonte, aktorja ka kërkuar gjysmën e pasurisë së futbollistit, por është habitur kur ka mësuar të vërtetën.

36-vjeçarja, e cila është 24 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj, e çoi atë në gjykatë me shpresën se do të merrte 70 milionë paund.

“Gruaja e Ashraf Hakimit e çoi çështjen e shkurorëzimit në gjykatë dhe kërkoi që ta ndajnë pasurinë dhe ta ndajnë në gjykatë. Kur po zbatohej shkurorëzimi, të dy ranë dakord për ndarjen e pasurisë, por rezultoi se Ashraf Hakimi nuk kishte asnjë pronë dhe asnjë llogari bankare. Kohë më parë, Ashraf Hakimi ka regjistruar pronën e tij me nënën e tij”, tha personi që po ndjek çështjen.

Achraf Hakimi, filloi të hetohej për dhunë seksuale ndaj një vajze 23-vjeçare. Krimi për të cilin po ndiqet penalisht Achraf Hakimi besohet se është kryer kur ai e ftoi vajzën në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tyre ishin me pushime në Dubai.

Prokurorët francezë hapën një hetim për kryerjen e krimeve më 25 shkurt 2023. Pas denoncimit, më 27 shkurt 2023 nisi hetimi për krimin pasi vajza kishte paraqitur prova konkrete.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA