Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Rezart Veleshnja, i cili foli për fëmijërinë e tij, adoleshencën, karrierën si aktor, por edhe historitë e lidhura me zemrën.
Rezi tregoi se është lënduar disa herë kur vjen puna te marrëdhëniet e dashurisë dhe për këtë fajësoi veten.
“Unë qaj gabimet e mia”, u shpreh ai, ndërsa veçoi një rast kur kishte hedhur në det unazën dhuratë për ish-të dashurën që kushtonte plot 8 mijë dollarë.
I pyetur nga Bieta, ai foli edhe për raportin e miqësisë me Olta Gixharin, me të cilën njihet prej vitesh.
“Olta ka qenë një fëmijë shumë i lumtur, është një gocë me zemër shumë të madhe dhe ka një familje shumë të mirë”, tha ai.
Ai komentoi një foto shkrepur nga koha e akademisë së arteve kur ndanin një kurs.
Rezi pohoi se sot e kësaj dite gëzon raporte të mira me të dhe një pjesë tjetër të shokëve të kursit.
Top Channel