
Flirti mund të konsiderohet si tradhti në varësi të konceptimit të secilit prej nesh. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme Zhaklin Lekatari në “Më lër të Flas”.
Ajo u shpreh se në disa raste flirti e ushqen marrëdhënien, e bën atë më të vlefshme që të kuptosh çfarë do e çfarë jo.
Ndërsa Armand Peza u shpreh se flirti duhet të shkojë shkon deri në pikën që të konfirmosh ekzistencën tënde dhe më të mirën tënde, hapat e mëtejshëm quhen tradhti.
Zhaklin Lekatari: Për disa flirti e ushqen marrëdhënien e bën më të rëndësishme më të vlefshme të bën të kuptosh çfarë do çfarë nuk do. Për disa flirti është tradhëti varet nga elementët kulturorë, nga botëkuptimet e nga kufijtë e partnerëve. Duhet të biem dakord se një mesazh për disa njerëz është flirt për disa të tjerë jo.
Armand Peza: Flirti shkon deri në pikën që të konfirmosh ekzistencën tënde dhe më të mirën tënde deri aty shkon flirti pjesa tjetër është tradhëti.
Top Channel