​Vrasja makabre në Pejë, prokuroria: Ka dëshmitarë okularë, i dyshuari nuk dha dëshmi

14/04/2023 22:01

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku një djalë ka vrarë të mënë e më pas i ka pirë gjakun. 

Prokuroria thotë që i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të flasë kur është marrë në pyetje, Janë siguruar edhe dëshmitarë okular të cilët do të dëshmojnë në lidhje me ngjarjen.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbledhur të gjitha provat dhe  është urdhëruar edhe autopsia e trupit të pajetë.

“Kemi dalë së bashku me njësitin e forenzikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret në pyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit”, ka thënë prokuroroja e rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA