Rama sulmon Berishën e Metën, kryeministri i quan “hije të së shkuarës”

13/04/2023 19:39

Socialistët synojnë ta vijojnë transformimin e Lezhës me ri-kandidimin e Pjerin Ndreut për të cilin drejtuesi politik i qarkut Ulsi Manja tha se Pjerini ia ka dalë me punë tija lërë faqen e bardhë dhe kokën lart PS, për një votëbesim të dytë.

“Bashkë me ju me qeverinë dhe ne si bashki dhe të gjithë së bashkë nuk do të ndalim për ta bërë këtë qytet më të bukur dhe për të mos e parë tabelën kthim pas por vetëm para”, tha Ndreu.

Edi Rama ftoi lezhjanët mos t’i shohin këto zgjedhje politikisht, por për një Lezhë akoma edhe më ndryshe.

“Vijmë në një qytet, në një bashki që pas 4 vitesh në drejtimin e Pjerin Ndreut është krejt ndryshe. Po them qe këtu do të ishte një fatkeqësi e madhe për qytetin, do të ishte një fatkeqësi e madhe për komunitetin që të kthehej përsëri prapa”, tha Rama.

I pari socialistëve dha këtë pikëpamje se përse koalicioni Berisha-Meta janë në këto zgjedhje.

“I pari i tyre që vjen vërdallë me një vulë në lule të ballit si person “Non gratta’’ dhe ju premton shqiptarëve çudira që nuk i bëri kur s’kishte as damkën. Bashkë me atë tjetrin, dy hije të së shkuarës, dy hije që janë turp për Shqipërinë, që i ka akoma nëpër këmbë edhe qe duan të kapin ça të kapin, bashki këtu e bashki atje, një copë Shqipërie këtu, një copë Shqipërie atje, për komplet hallin e tyre që t’i tregojnë botës që duhet të kaloni nga ne këtu në Shqipëri se jemi ne këtu dhe sado të na damkosni ju, ne na duan këtu. Ata kanë problemet e tyre. Janë të zhytur në probleme që nuk i zgjidhin dot më, që do t’i zgjidhë drejtësia që vazhdon vonon, por nuk ka më asnjë shans të harrojë”, shtoi Rama.

Deklarimet politike ia lanë vendin mbjelljes së pemëve.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA