“Ambasadori i paqes”/ Çmimi për Alfred Muharremin për ndihmën ndaj fëmijëve jetimë

13/04/2023 15:45

Në qytetin ku kaloi disa prej momenteve më të vështira të jetës, në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, u rikthye pas rreth 30 vitesh, por për t’u nderuar me një titull të lartë si “Ambasador i Paqes”.

Alfred Muharremi, u rrit pa dashurinë e prindërve, por vështirësitë e jetës e bënë edhe më të fortë, dhe sot, është një shembull pozitiv për të gjithë.

Alfredi sot është në detyrën e Drejtorit Rajonal të Shërbimit Social në Qarkun e Tiranes ndersa së bashku me disa fëmijë të tjerë jetimë drejton lëvizjen e advokimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror

Certifikatat për titullin “Ambasador i Paqes”, i ndan organizata Ndërkombëtare e Paqes. Këtë çmim e kanë marrë personalitete të njohura në botën e politikës, kulturës të cilët kontribuojnë për demokraci dhe paqe në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA