Video/ Roja i marketit ‘lëshon të djathtën’ ndaj klientes që kërkonte $1,000 ushqime të paguara si ‘dëmshpërblim skllavërie’ (fotot)

12/04/2023 17:46

Pamje shokuese video janë publikuar sot nga SHBA ku shihet momenti kur një roje supermarketi qëllon me të djathtën e tij një klienteje agresive me ngjyrë që kërkonte që kompania të paguante faturën prej $1,000 të ushqimeve të saj.

28 vjeçari Zach Cotter, u regjistrua të godiste forcë të plotë 37 vjecaren Karen Ivery, në supermarketin Target Ohio, pasi ajo ishte sjellë në mënyrë klercenuese e agresive me punonjësit dhe menaxheren.

Pamje e incidentit të fillim-vitit tregojnë Cotter që ndërhyn kur Ivery i thotë kërcënueshëm menaxheres se faturën e saj duhet ta paguajë kompania si dëmshpërblim “për skllavërinë” e njerëzve me ngjyrë, sipas disa teorive te përhapura nga lëvizje ne dukje “ne mbrojtje te njerëzve me ngjyre” ne SHBA.

Cotter thotë me të drejtë se veproi në vetëmbrojtje, pasi gruaja ishte sulur drejt tij e kishte kërcënuar anëtarë të tjerë të stafit.

Raporti i policisë, sipas  Dailymail.com tha: ‘Ivery kërkonte konflikt dhe konfrontim gjatë gjithë incidentit, dhe nuk dëshironte të shpjegonte veprimet e saj”.

Cështja e “dëmshpërblimeve të skllavërisë” është përmendur disa herë së fundmi nga mediat liberale dhe ka shkaktuar debate e përcarje mes komuniteteve në një numër qytetesh në SHBA.

Sipas deklaratës së menaxheres pas incidentit, ajo ishte thirrur te kasierja kur zonja Ivery kishte kërkuar që fatura e bërjeve të saj prej më shumë se $1,000 të mbulohej nga “dëmshpërblimet e skllavërisë”.

Menaxherja i kishte thënë se nëse dëshironte një donacion duhet të vinte në mëngjes, por gruaja me ngjyrë u bë agresive dhe iu afrua kërcënueshëm ndaj gruas së bardhë duke e detyruar të mbështetej në banak.

Cotter shihet duke ardhur me nxitim për të ndaluar përplasjen dhe më pas në zyrën e sigurisë së supermarketit.

Aty ai vijon të sprapset teksa Ivery avancon drejt tij, derisa Cotter e qëllon me grusht në fytyrë dhe telefonon policinë.

Pas incidentit gruaja me ngjyrë u tha autoriteteve se për sjelljen ishte frymëzuar nga Rosa Parks, aktivistja e të drejtave të njerëzve me ngjyrë ne vitet 1960-të në SHBA.

Policia tha se zonja Ivery ishte në rolin e agresorit dhe u dënua me një ditë ndalim dhe gjobë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA