Tragjedia e Otrantos/ Sonte në “Inside Story” dosja e plotë
12/04/2023 11:48
Më 28 mars 1997, në kanalin e Otrantos ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha në det për shqiptarët.
“Kateri i Radës” një anije e vogël shqiptare me 120 burra, gra dhe fëmijë në bord, u godit në det të hapur nga anija ushtarake italiane “Sibila”.
Gjatë mbytjes “Kateri i Radës” mori me vete 57 trupa, shumica gra dhe fëmijë që ndodheshin në kabinë. 24 trupa nuk u gjendën asnjëherë…
26 vite më pas, të vjedhur nga avokatët dhe të nëpërkëmbur nga shteti italian familjarët e viktimave, nuk kanë gjetur as drejtësi dhe as paqe.
Dosja e plotë hetimore zbardh dinamikën e tragjedisë së shqiptarëve, të cilët kërkojnë që kjo çështje të gjykohet si krim kundër njerëzimit.
Top Channel