
24/02 19:13
Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri kanë pak javë që nuk janë më banorë të “BBV2” ama ashtu si edhe brenda shtëpisë edhe jashtë saj mbështetja nga ndjekësit e tyre nuk ka munguar.
Të dy kanë qenë gjithmonë afër njëri-tjetrit brenda shtëpisë dhe miqësia e tyre duket se ka vazhduar edhe jashtë dhe këtë na e kanë treguar me foto dhe video nga takimet e tyre.
Së fundmi Olta ka postuar në Instagram një foto me Maestron duke shkruar një falenderim për të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe tashmë jashtë shtëpisë.
Ju falenderojmë shumë për videot e bukura që na dedikoni mua dhe Maestros! Ju duam shumë!
Top Channel