Prezantuesja e njohur Maya Jama, së fundmi thuhet se është në një romancë me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Por siç të gjithë tanimë e dimë aktori ka një kufi moshe me gratë me të cilat krijon lidhje.

Provat dëshmojnë se ai i braktis të gjitha të dashurat e tij pikërisht në kohën kur mbushin 25-vjeçe. Së fundmi, Maya ka reaguar ndaj këtyre supozimeve duke shprehur se:

Kam qenë duke u kujdesur për biznesin tim me pushime dhe thashë se nuk do t’i përgjigjem apo t’i kushtoja më vëmendje asnjë prej historive pa kuptim, por ju duhet të ndaloni tani. Ne nuk po takohemi.

Jama dhe DiCaprio, ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në shkurt, kur The Sun raportoi se ata kishin festuar së bashku në Londrën Perëndimore dy netë me radhë gjatë fundjavës së BAFTA Awards 2023. Në atë kohë, gazeta tha se prezantuesja televizive “pati një natë të vonë” me yllin e “Titanic” dhe miqtë e tij. The Sun më pas raportoi në prill se Jama dhe DiCaprio kishin “takime të fshehta” pas takimit në Londër, New York dhe Paris.

Por, së fundmi edhe Leo i ka mohuar thashethemet për një lidhje me yllin e “Love Island”. Ajo që ndoshta e ka prekur më shumë kanë qenë imazhet me modelen 19 vjeçare Eden Polani, e cila është dashur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram për shkak të ngacmimeve ekstreme nga ndjekësit. DiCaprio, pak kohë më parë i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me Camila Morrone. Që atëherë, fituesi i çmimit Oscar ka shijuar beqarinë dhe është lidhur me disa gra të tjera, duke përfshirë modelet Victoria Lamas dhe Gigi Hadid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA