Jo 3, por plotë 30.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të çojë për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 30 kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë mbledhjes së sotme, ku pritej marrja nën shqyrtim i 3 rasteve që lidhen me regjistrimin e kandidatëve në kuadër të dekriminalizimit, Rezeart Tusha në Shijak, Qerim Ismailaj në Mallakastër dhe Kreshnik Hajdari në Kuçovë, KQZ ka vendosur t’i kërkojë Prokurorisë hetim të thelluar për 34 kandidatë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se 30 kandidatë deri më tani dyshohet që mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria.

Mes kandidatëve për kryebashkiakë nga radhët e PS-së, të dërguar për verifikim të detajuar nga KQZ, është Kresnik Ajazi për Kuçovën, Qerim Ismailaj për Mallkastrën, Artur Bushi për Krujën, Kristian Shkreli për Vaun e Dejës, Beqir Mulaj për Hasin.

Ndërkohë, nga PD është kandidati për Mallkastrën, Agron Kapllanaj.

Kandidatët për kryetarë bashkie të dërguar për verifikim:

Kreshnik Riza Hajdari nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë

Qerim Ismail Ismailaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër.

Artur Xheke Bushi nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.

Kristian Luigj Shkreli nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste” për Bashkinë Vau i Dejës.

Beqir Zek Mulaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.

Rezeart Xhelal Tusha nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.

Elvis Jani Hajdërlli nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.

Dhionisios (Alfred) Petro  Beleri nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.

Agron Faslli Kapllanaj nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.

Abedin Rasim Oruçi nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.

Kandidatët për Këshilla Bashkiakë të dërguar për verifikim:

Arjan Liman Xheta nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

Ertor Ndue Ndreu nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.

Euland Haki Daja nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.

Fatlind Bujar Sokolaj nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.

Ylli Rushit Xhafa nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

Syrja Yzedin Çobo nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.

Adriatik Kadri Sallahu nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.

Pashk Gjergj Gjetaj nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.

Sokol Abedin Kullolli nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.

Afrim Ali Kica nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.

Kreshnik Faslli Myrtollari nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

Arbis Arif Vjerdha nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.

Armelin Qazim Koni nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.

Arsen Tare Belaj nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.

Ali Hekuran Gjeta nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.

Marceljo Sami Marra nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kucovë.

Erald Hysen Guna nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.

Sokol Mehdi Sava nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.

Valter Murat Hasanaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.

Emil Xhafer Musliaj nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.

Lexo edhe: Tre kandidatë “nën hetim”/ KQZ shtyn shortin për renditjen e kandidatëve në fletët e votimit

Tre kandidatë “nën hetim”/ KQZ shtyn shortin për renditjen e kandidatëve në fletët e votimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA