Ka mes atyre, që shkojnë e qajnë pranë një varri pa njeri brenda. Ky është varri bosh i Bektash Tahiraj. Siç edhe e tregon ky shënim trupi i tij nuk u gjend kurrë, por lulet nuk mungojnë asnjëherë.

Bektashi kishte humbur në firmat piramidale të gjitha kursimet prej 100 mln lireta që kishte fituar nga puna si emigrant në Itali dhe kishte mbetur pa asnjë të ardhur. Pronari i tij e kishte marrë vesh për humbjen e lekëve dhe e kishte telefonuar që nëse kishte nevojë për punë mund të shkonte sërish tek ai.

“Ku do të na lësh ne i thosha unë. E mori natën e parë një shok nga Italia… punoi 6 vite në Itali dhe i tha se duhet të vish patjetër se ka dëgjuar që të kanë humbur lekët. Kishte punuar 6 vjet andej dhe i futëm lekët në firma piramidale. I humbën të gjithë 100 mln lekë. Ishim pa lekë, ishin tre fëmijë, unë katër, ai pesë”, u shpreh bashkëshortja Vitore Tahiraj.

Ajo rrëfen se e ka marrë vesh që bashkëshorti i saj ishte në atë anije, teksa dëgjonte lajmet e #tragjedisë dhe emri i tij u përmend në televizion si njëri ndër të zhdukurit.

“Ne se morëm vesh, se mua më thosh s’vete. Më gënjente! Kur folën emrin po rrija me fëmijët dhe e çova te lajmet, kur tha “Katerin e Radës”dhe e ka dhënë të tretin, dhanë emrat e të gjitha”, tha Vitore Tahiraj.

Pavarësisht përmasës së madhe të kësaj tragjedie, familjarët e viktimave vazhdojnë të përballen me neglizhencën e shtetit dhe më drejtësi të cunguar.

Këtë 28 mars të vetmit që shkuan në varreza ishin familjarët. Edhe ata janë gjithnjë e më të paktë. Prej vitesh asnjë pushtetar, politikan nuk thotë më asnjë fjalë. Të gjithë duan ta harrojnë. Paradoksalisht në Brindisi një shoqatë dhe vetë bashkia organizon aktivitete çdo vit për të përkujtuar masakrën e Otrantos.

Lulet edhe këtë vit, nuk u hodhën në Vlorë, por në Brindisi si një dëshmi e fortë e harresës së shqiptarëve.
Ajo që për familjarët kishte përmasat e një krimi kundër njerëzimit u trajtua vetëm si një çështje civile.

Pamjet e dala më vonë, dëshmuan se korveta ushtarake “Sibila” me tonazh prej 1300 ton, e kishte goditur anijen shqiptare prej vetëm 40 ton, pavarësisht se ishte e mbushur me emigrantë.

“E kam bosh varrin, e kam mbushur me rroba, jo vetëm unë, por janë 24. Njëfarë drejtësie duhet të jepet edhe për ta”, u shpreh bashkëshortja e te ndjerit Bektash Tahiraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA