Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu ankua ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, për situatën në veri të Kosovës një ditë pas plagosjes së një shtetasi serb atje.

Vuçiç i episodit një ngjyrim më të gjerë, duke e përdorur përpara zyrtarit të lartë të SHBA-së si shembullin ilustrues të sfidave gjithmonë e më të vështira me të cilat përballen, sipas tij serbët në Kosovë.

“E takova ambasadorin Hill për të diskutuar mbi gjendjen dhe përsërita shqetësimin tim për sulmet, arrestimet e presionet tjera të shpeshta ndaj të cilave janë ekspozuar serbët. Republika e Serbisë po përpiqet të ruajë paqen dhe të sigurojë një jetë më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët me një politikë konsistente dhe të përgjegjshme, duke respektuar dhe zbatuar të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën, dhe i kërkova ambasadorit Hill për të plotë mbështetjen dhe angazhimin e SHBA-së në këtë rrugë”, tha ai.

Reagimi presidentit serb erdhi pavarësisht faktit se policia e Kosovës njoftoi hetimin e ngjarjes dhe pezullimin e efektivit të përfshirë. Fillimisht, ajo e kishte mohuar përfshirjen në këtë episode, por më vonë e pranoi duke arsyetuar se polici i përfshirë nuk e kishte raportuar rastin. Po kështu u morën masa për pezullimin e tre zyrtarëve të tjerë.

Policia sqaroi se “do të vazhdojë të realizojë detyrat zyrtare konform autorizimeve ligjore, të mbajë të informuar opinion në mënyrë të drejt dhe të paanshme, pa marrë parasysh se kush është përfshirë në rast dhe në asnjë rrethanë të vetme, nuk do të veprojë ndryshe, vetëm sipas legjislacionit në fuqi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA