Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Albana Bejko, Olsi Abazi, Gazmend Ujkashi, Elona Nallbani dhe Indrit Murati, të cilët komentuan disa nga ngjarjet më pikante nga Big Brother Vip.
Abazi, miku i Kristit e konsideroi këtë të fundit si kundërshtarin e ri të Luizit.
“Kristi tashmë është protagonist, kurse Luizi është antagonisti siç ishte Olta dikur”.
Sa i përket aleancave në shtëpinë e BBV, Gazmend Ujkashi u shpreh se Kiara dhe Efi i prishin punë Luizit.
“Efi përgjigjet në vend të Luizit. Por ne s’ duam të dëgjojmë Efin, duam Luizin”, tha ai.
E ndërsa më tej diskutimi u orientua te finalistët, moderatorja Albana Bejko e komentoi lojën e Kiarës si “përballje” me publikun jashtë.
“Qëllimi i Kiarës është të rrisë ndjekësit në rrjetet sociale”, u shpreh ajo.
Top Channel