Kurti zbulon arsyen pse Kosova bleu shtëpinë e komedianit britanik për ta shndërruar në ambasadë

11/04/2023 14:24

Kosova do të zhvendosë ambasadën e saj në Londër në një rezidencë, të cilën e ka blerë me vlerë 6.5 milionë funte.

Objekti ndodhet në Hyde Park dhe dikur ishte në pronësi të komedianit Spike Milligan. Përmes një mesazhi në Twitter, kryeministri Albin Kurti tregon arsyet pse vepruan në mënyrë të tillë.

Sipas Kurtit, pikësynimi i kësaj lëvizje është që të forcojnë lidhjet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan.

Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, shkruan Kurti.

The Telegraph raportoi të hënën se prona e artit dhe artizanatit në Bayswater, është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje nga ambasadori Ilir Kapiti. Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë, tavane të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës së Kosovës synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë rinovimi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA