“Kur isha fëmijë më merrej goja”, Upamecano: Kam vuajtur shumë, kalova trauma!

11/04/2023 10:31

Dayot Upamecano është kthyer tashmë në një element shumë të rëndësishëm të mbrojtjes së kombëtares së Francës.

Lojtari i Bayern Munich është i lakmuar nga shumë skuadra, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi 24-vjeçari ka zbuluar se jeta e tij nuk ka qenë aspak e thjeshtë duke zbuluar se kur ishte fëmijë i merrej goja dhe se e ka vuajtur shumë këtë fakt.

“Ajo që më ndihmoi më shumë ishte të isha në fushë. Si mbrojtës më duhej të flisja. Ishte roli yt të shikoje lojën, të shihje të gjithë lojtarët, nuk kishte zgjidhje tjetër. Në një intervistë për ‘The Guardian’, Dayot Upamecano foli për belbëzimin. Vështirësitë në të shprehur, nga të cilat ka vuajtur gjatë fëmijërisë së tij. Nëse unë flisja, të gjithë qeshnin me mua. Isha shumë i frikësuar. Kur belbëzon si fëmijë, ke frikë të flasësh sepse njerëzit qeshin me ty. Është e vështirë.”-tha ai.

Më tej mbrojtësi francez zbuloi se ishte familja e tij që e kishte ndihmuar ta kalonte këtë problem dhe që të distancohej nga ngacmimet e njerëzve.

“Motrat më kanë mbështetur. Ato gjithmonë më thoshin të flisja pavarësisht nga pengesa në të folur, edhe nëse njerëzit qeshnin me mua. Ato më thoshin se në fund do të shihja që njerëzit që më tallnin do të ishin ata që do të më duartrokisnin. Gjëja më e rëndësishme ishte që unë të flisja. Por ishte e vështirë. Ato nuk ishin në situatën time, sepse belbëzoja vetëm unë. Në fund, arrita të distancohem nga ngacmimet dhe të ndiqja këshillat që më dha familja ime”,-shtoi Dayot Upamecano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA