FOTO/ Nga prezantimi i motit në “Onlyfans”, modelja meksikane nuk i lë vend imagjinatës së fansave me hiret bombastike
22/11 21:42
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Mirela Zhulali, vajza e kompozitorit të njohur shqiptar Edmond Zhulali.
Prej shumë vitesh ajo është larguar drejt Gjermanisë, aty ku ka ndërtuar karrierën e vet artistike. Mirela është një pianiste e njohur me pjesëmarrje në shumë festivale të rëndësishëm të muzikës klasike në Gjermani.
Po ashtu, prej vitit 2015 ajo është pedagoge pianoje në Dusseldorf. Mirëpo duket se rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë.
Ajo kujtoi muajt e parë atje, kur humbiste rrugët dhe iu desh të montonte vetë edhe mobiliet për shtëpinë.
Kjo ishte edhe fjalia në videomesazhin surprizë të të atit që e përloti. Ndër të tjera, ai i kërkoi të realizonte një koncert në Shqipëri.
Top Channel