Debatet dhe kunjat mes Bledit dhe Luizit kanë vijuar edhe në prime mbrëmjen e sotme, ku asnjëri nga të dy nuk i kurseu ironitë. 

Bledi nga njëra anë iu drejtua Luizit si një lojtar pa identitet dhe se i vjen keq për të ndërsa Luizi ia ktheu me fjalën burracak, duke i thënë se nuk ka fytyrë.

Bledi: Dua të drejtën e autorit për fjalën vegjetues, sepse e ka kopjuar te mua. Është lojtar pa identitet. Më vjen keq për audiencën. Në datën 1 prill, u futën tre mafioshka. Mafioshka është kukull ruse, që secila ka identitetin e saj. Kemi tre lojtarë të ardhur dhe janë njësoj si Luizi. I gjetëm në qoshe, në qoshe do i lëmë. Kryejnë vetëm një funksion.

Luiz: Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërprit pra, Apo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim nuk e ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën. I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prap i thash nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA