Dalai Lama u pagua $1mln për të promovuar kultin e seksit pas akordit sekret me milionerin amerikan (fotot)

11/04/2023 20:59

Teksa mediat janë fokusuar në sjelljen e padenjë dhe abuzive ndaj minorenëve të regjistruar dje nga kreu budist Dalai Lama, mediat kanë sjellë në vëmendje episode të tjera marrëveshjesh të fshehta të “liderit” me ente “zhvillimi shpirteror”, që tashmë kanë rezultuar kulte seksi.

Rrjeti britanik Daily Mail shkruan se dy vjet më parë Dalai është paguar 1 milionë dollarë për të promovua imazhin e një grupi të kontestuar amerikan që më vonë rezultoi vetëm një kult abuziv seksi që manipulonte gratë dhe i damkoste ato.

Lideri fetar ishte paguar për të folur në një event të organizuar nga kulti famëkeq NXIVM – që asokohe përshkruej si grup “i fuqizimit të grave”, por më vonë ish-anëtaret e tij e përshkruanin si kult abuzimesh seksuale.

Sipas marrëveshjes Dalai Lama foli për 3,000 ndjekësit e kultit NXIVM me veshjen e tij tradicionale khata – dhe veshi me të dhe themeluesin e grupit Keith Raniere.

Grupi NXIVM në vitin 1998, maskohej si ‘program personal e profesional zhvillimi, por vitet e fundit është ekzpozuar si një ‘kult seksi’ me shumë ish-nëtarë që tregonin se cfarë ndodhte në të vërtetë me shantazhet, rrahjet e përdhunimet me pjesëmarrjen e të paktën dy aktoreve të Hollywood që ishin mes 70 apo 80 femrave të kishin ngecur në rrjetën e tij, te shantazhuara dhe te damkosura me te nxehte ne forme shantazhi.

DailyMail.com tregon hapat ekstreme që grupi NXIVM kishte bërë për të përfshirë Dalai Lama të fliste në eventin e tij në New York në 2009.

DailyMail.com shkruan se akordi ishte krijuar nga i dërguari i Dalai Lama, Lama Tenzin Dhonden, i cili është shkarkuar dy vjet më parë me akuza korrupsioni e abuzimesh.

Ne një video në YouTube të eventit shihen aktoret Sara Bronfman dhe e motra Clare përkrah budistit tibetian që flet.

Por eventi duket se u kthye në një bumerang për NXIVM kur Dalai Lama, pranoi më vonë se kishte gabuar, por me sjelljet e fundit duket se ishte vetëm një justifikim hipokrit.

FOTO GALERI
2/6
Lideri fetar ishte paguar për të folur në një event të organizuar nga kulti famëkeq NXIVM

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA