Manchester United mposhti Everton me rezultatin 2-0 duke u “kapur” fort pas vendit të katërt teksa “Djajtë e Kuq” u ngjitën në kuotën e 56 pikëve.
Në ndeshjen e fundit, trajnerit Erik ten Hag i ka bërë përshtypje performanca e mbrojtësit Harry Maguire.
Ky i fundit në fakt nuk ka qenë një nga titullarët konstant të United në këtë sezon, megjithatë tekniku holandez theksoi se së fundmi po sheh një lojtar dominant në fushë dhe të ndryshëm nga e kaluara.
“Maguire ishte dominues, po diktonte edhe lojën. Është një Maguire ndryshe nga javët apo muajt e mëparshëm. Tani shoh që Maguire merr më shumë iniciativë dhe dominon kundërshtarin kur vjen puna të duelet në zonë. Pason saktë dhe për mua ishte autor i një performance të shkëlqyer”, u shpreh Maguire.
Sfida e radhës për United është ajo ndaj Nottingham Forest në transfertë më datë 16 prill.
Top Channel