23/11 20:33
Partizani ngec në transfertën ndaj Egnatias. Të kuqtë nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në “Arena Egnatia”, ndonëse kryesuan për minuta të tëra dhe në fund u detyruan të dalin me vetëm një pikë.
Ishte sulmuesi Christian Mba ai që u dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 23-të, por kur dukej se Partizani po shkonte drejt fitores, vendasit gjetën golin e barazimit me anë të Zejnullait, në minutën e tretë shtesë.
Festë në radhët e rrogozhinasve, që mbajnë vendin e tretë, tashmë me 42 pikë dhe zhgënjim te Partizani, që la dy pikë në fund dhe ndonëse kryeson me 48 pikë, rrezikon ta dorëzojë vendin e parë te Tirana.
Top Channel