Goca & Gra/ A i shkruajnë shumë gratë? Rrëfimi i imamit viral të rrjeteve sociale Ahmed Kalaja: Njërën prej tyre e denoncova në polici, më përndiqte 06/03 22:33
Sot “Ftesë në 5” me Bieta Sulon nuk ishte një hyrje e zakonshme.
Me një trëndafil në dorë, ajo shpjegoi se dje për të ishte dyfish festë meqë Pashka Katolike përkonte me ditën e saj të lindjes.
“Dje festova ditëlindjen e 38-të dhe sot vij një vit më e rritur para jush. Bëhen plot 18 vite në Top Channel, një televizion që më ka dhënë mundësinë të marr qindra urime”, tha Bieta.
Ajo falenderoi të gjithë ata që e kishin uruar e surprizuar me lule para emisionit dhe falenderoi publikun për mbështetjen, duke ua dhuruar të gjithë ndjekësve atë lule që mbante në dorë.
Top Channel