Adoleshenti palestinez qëllohet për vdekje në Bregun Perëndimor nga ushtria izraelite (fotot)

10/04/2023 17:53
Te aferm te viktimes Mohammed Balhan mengjesin e sotem

Një djalë 15 vjeçar u vra sot dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një operacioni arrestimesh të ushtrisë izraelite në një kamp refugjatësh në Bregut Perëndimor, mes përshkallëzimit të tensioneve të konfliktit të rëndë.

Trupat izraelite qëlluan për vdekje 15-vjecarin Mohammed Balhan dhe plagosën dy të tjerë, në akte që zyrtari palestinez vendas Hani Obeidat, i quante “krime të pajustifikueshme”.

Balhan ishte qëlluar me plumb në kokë, në gjoks e në bark, në kampin Aqabat Jabr pranë qytezës së Jericho, tha zyrtari palestinez.

Një video e tregonte të riun të vdekur në një barrelë që dërgohej në spital, me kokën e fashuar dhe nënë e tij që qante mbi trupin e shtrire.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj po vepronin në kamp “për kapjen e terroristi të dyshuar” dhe shtonte se “trazira të dhunshme” kishin shpërthyer. Trupat ishin kundërpërgjigjur me armë sipas ushtrisë, kur palestinezët kishin “hapur zjarr, goditur me mjete eksplozive dhe koktejl Molotov”, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

Përplasje të tjera mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë shpërthyen në veri të Bregut Perëndimor, gjatë një marshimi të aktivistëve radikalë të kolonive të reja izraelite, ku njoftoheshin plane për një koloni të re banimi në atë që rezidentët dhe grupet e aktivistëve thonin se ishte tokë private palestineze.

Dhjetra palestinezë po trajtoheshin nga plaget e plumbave të metalit të veshur me plastikë, teksa përpiqeshin të prishnin grumbullimet e kolonëve me qeveritarë izraelitë në  Jabal Sabih, në jug të Nablus. Kolonët ishin përpjekur të merrnin këtë zonë vitin e kaluar por çështja u la me një marrëveshje të përkohshme të qeverisë.

Politikani i vjetër palestinez Mustafa Barghouthi, tha: “Jemi ulur në një fuçi baruti. Çdo sulm ndaj xhamisë së  al-Aksa apo sulmet këtu, mund të bëjnë situatën të shpërthejë”.

Tensionet janë ashpërsuar që prej sulmit të ushtrisë izraelite javës që shkoi për të përzënë besimtarët gjatë natës nga xhamie e al-Aqsa, në Jerusalem, e cila është vendi i tretë më i shenjtë për fenë muslimane.

FOTO GALERI
1/3
Një djalë 15 vjeçar u vra sot dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një operacioni arrestimesh të ushtrisë izraelite në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor

Top Channel